Telenews

Shtiu me armë zjarri në një venparkim, arrestohet i dyshuari

te-shtena-me-arme-gjate-nje-ahengu-familjar-ne-gjilan

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në orët e hershme të mëngjesit, pasi dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një vendparkim përgjatë magjistrales Prishtinë–Mitrovicë.

Sipas raportit policor, ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40. Gjatë ndërhyrjes, policia ka sekuestruar nga i dyshuari një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 12 gëzhoja.

“Magjistralja Prishtinë-Mitrovicë / 05.07.2026 – 03:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak të dyshimit se ai kishte shtënë me pistoletë në një vendparkim. Nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë me karikator dhe tre fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur 12 gëzhoja. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Rama kritikon Qeverinë: Kosova nuk ecën drejt Evropës duke ua marrë kompetencat komunave

Rrezarta Ramaj

Komisioni miraton propozimet për Byronë me 6 vota për, rrëzohet amendamenti i Grudës

Rrezarta Ramaj

Nis Kongresi i VIII i Mjekësisë me temën “Promovimi dhe Edukimi Shëndetësor”

Rrezarta Ramaj