Telenews

Si festohet Viti i Ri në vende të ndryshme të botës

Pak më shumë se 24 orë, na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve ashtu si në Shqipëri edhe në vednet e tjera të botës kanë filluar parapërgatitjet.

Ndonëse në thelb festa e Vitit të Ri simbolizon lënien pas të një viti për të hyrë në një vit tjetër, kjo natë kaq e shumëpritur nga të gjithë festohet ndryshe në vende të ndryshme të botës.

Spanja

Në Spanjë, është traditë e vjetër ngrënia e 12 kokrrave rrush nga një për çdo zile të kambanave të kishës që tregojnë se ka shkuar ora 00:00 në mesnatën e Vitit të Ri. Çdo kokërr rrushi përfaqëson të pasurit fat për 12 muajit e ardhshëm të vitit.

Danimarka

Banorët e Danimarkës mirëpresin ardhjen e Vitit të Ri duke thyer pjata dhe gota të vjetra tek dyert e familjarëve dhe miqve për të larguar shpirtrat e këqij.

Ata gjithashtu qëndrojnë në karrige dhe hidhen prej tyre së bashku në mesnatë për të uruar një vit me sa më shumë fat.

Finlanda

Në Finlandë , njerëzit parashikojnë vitin e ardhshëm duke hedhur kallaj të shkrirë në një enë me ujë, dhe në bazë të formës që merr metali përcaktojnë se si do të shkoj viti I ardhshëm. Një zemër ose unazë do të thotë një martesë, ndërsa një anije parashikon udhëtime ndërsa derri tregon se ushqim do të ketë me bollëk.

Panamaja

Për të larguar shpirtrat e këqij për një fillim viti, është traditë të digjen figura (muñecos) të njerëzve të njohur si personazhe televizive dhe figura politike në Panama . Figurat përfaqësojnë vitin e vjetër që po ikën.

Skoci

“Këmba e mbarë” është një traditë e vjetër në Skoci. Personi i parë i cili kalon pragun e shtëpisë në natën e Vitit të Ri duhet të marrë një dhuratë për të pasur fat.

Filipinet

Do të gjeni fruta me formë të rrumbullakët në të gjitha tavolinat e shtruara në Filipine në natën e Vitit të Ri. Ato simbolizojnë prosperitet për vitin e ardhshëm.

Shumë familje vendosin një mori frutash në tavolinat e tyre të ngrënies dhe disa hanë saktësisht 12 fruta të rrumbullakëta (rrushi është më i zakonshmi) në mesnatë.

Brazili

Në Brazil , si dhe në vende të tjera të Amerikës Qendrore dhe Jugore si Ekuador, Bolivia dhe Venezuela, mendohet se është me fat të veshësh të brendshme speciale në natën e Vitit të Ri. Ngjyrat të cilat vishen më shumë janë e kuqja, që mendohet se sjell dashuri në Vitin e Ri dhe e verdha, që mendohet se sjell para.

Të ngajshme

Si të mos flini gjatë kohës kur jeni duke mësuar apo lexuar?

KushtrimGuraj

Kevin tregon nëse ka humbur besimin tek Ana, pavarësisht se çka thuhet! (VIDEO)

Donat Hashani

Ana reagon ashpër pasi produksioni ia sjelli ish të dashurin në BBVK

Donat Hashani