Telenews

Si i ndrruan fjalët Rama e Kurti rreth sukseseve të Xhakës dhe Shaqirit

Reagimet pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2-3 po vazhdojnë. Së fundmi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se lojtarët shqiptarë si Xhaka e Shaqiri nuk duhet të shfrytëzohen për beteja politike.

Këtë e bëri si përgjigje ndaj postimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me fjalët “Serbia nuk kalon”.

Një reagim e kishte bërë kryeminsitri i Kosovës edhe pas fitores së Zvicrës ndaj Serbisë në vitin 2018. Megjithatë, atëherë në opozitë, Kurti kishte premtuar diçka. Kishte thënë se do të punojnë për një kombëtare,

“I pari: Shqiptarët, si çdo popull, kanë mundësi të nxjerrin talente të nivelit botëror. Por terrenin për zhvillim deri më sot këto talente e kanë gjetur vetëm në tokë të huaj, në mërgim. Jemi ne, është Lëvizja ajo që ka detyrën të krijojë terrenin e përshtatshëm për zhvillimin e talenteve. Sa i përket sporteve, detyra jonë ka për të qenë ndërtimi i hapësirave bashkëkohore për stërvitje e lojë, masivizimi i sportit amatorial dhe specializimi serioz në sportin profesional, dhe kujdesi për talentet. E sigurisht, në aspektin politik, do të përpiqemi të punojmë për bashkimin e kampionateve me Shqipërinë, me synim përfundimtar edhe njësimin e kombëtareve. Vetëm ashtu do të mbërrijmë që t’ua mundësojmë talentëve tanë që ta përjetojnë atë sukses e atë gëzim edhe për atdheun e vet”, kishte shkruar Kurti.

Të ngajshme

Rama: Nuk jap dorëheqje, jam i gatshëm për dialog

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Çka gjeti Policia në shtëpinë e të dyshuarit për rastin e rëndë në Pejë?

Rrezarta Ramaj