Telenews

SI U HETUAN NGA IPK-JA E PROKURORIA, POLICËT QË DYSHOHEN PËR KORRUPSION

“Masa të fshehta”, si iu ranë në gjurmë policëve që dyshohen për korrupsion IPK’ja e Prokuroria
Në një aksion që ka nisur sot në mëngjes në Vërmicë, pritet të arrestohen rreth 60 policë të Kosovës dhe Shqipërisë, nën dyshimet për korrupsion. Deri tash, janë arrestuar të gjithë udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare. Por, si iu ranë në gjurmë Inspektorati e Prokuroria këtyre zyrtarëve policorë?
Nën dyshimet për veprat penale “keqpërdorim i dëtyrës zyrtare” dhe “marrje e ryshfetit”, Inspektorati Policor i Kosovës dhe Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me autoritetet e Shqipërisë, kanë nisur një aksion në Vërmicë.
Në këtë aksion pritet të arrestohet rreth 60 policë. Deri tash, janë arrestuar udhëheqësit e Policisë së Shqipërisë në këtë pikë kufitare.
E për këtë aksion, nga IPK’ja dhe Prokuroria, kanë thënë se kanë bërë hetime qe 1 vjet.
Madje, thonë se janë përdorur edhe masa të fshehta të hetimit.
“Operacionit të sotshëm (i koduar me emrin “Pika 2”) i ka paraprirë një hetim rreth një vjeçar me dyshimin për përfshirje në aktivitete të kundërligjshme të një numri të zyrtarëve policorë lidhur me veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Ky hetim është duke u zhvilluar në koordinim të plotë dhe udhëheqjen nga Prokuroria Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) duke përfshirë edhe masa të fshehta të hetimit”, thuhet në komunikatën e përbahkët të këtyre dy institucioneve.
Hetimi ka përfshirë edhe bashkëpunim me prokurorë nga SPAK-u (Struktura e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e Republikës së Shqipërisë) dhe zyrtarët e AMP-së Agjencisë për Mbikëqyrje Policore (agjencia homologe e IPK-së në Shqipëri.
Aksioni është duke vazhduar ende. Ky aksion është vazhdimësi e aksionit “Pika 1”, ku kishin përfunduar të arrestuar mbi 50 zyrtarë policorë.
 

Të ngajshme

Lushtaku viziton Ganimete Musliun në Gjermani pas operimit në zemër, ka fjalë të mëdha për të

Edmond Vila

Kurti në Londër: Britania ishte ndër zërat më të lartë në thirrjen për ta ndaluar gjenocidin në Kosovë

Edmond Vila

Po voziste gati trefishin e shpejtësisë së lejuar, gjobitet 21-vjeçari në Kaçanik

Edmond Vila