Deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, tha se ata që kanë organizuar protesta të dhunshme këtu në Prishtinë dhe kanë djegur automjete ndërkombëtare, ata janë në qeveri, raporton Ekonomia Online.
“Fakti është se gjithmonë kemi bërë thirrje për paqe, do të vazhdojmë të bëjmë thirrje për paqe, do t’i përgjigjemi thirrjes, jo sepse besojmë se është një proces i drejtë, por sepse e dimë që gjithmonë kemi kërkuar paqe dhe nuk kemi bërë asgjë të paligjshme, ndërsa ata që kanë organizuar protesta të dhunshme këtu në Prishtinë dhe kanë djegur automjete ndërkombëtare, ata janë në qeveri”, tha ai.
