Telenews

Sinqerisht, realisht shprehjet e saj u bënë virale! Kiara surprizon me veprimin e fundit ndjekësit

Edhe pse shumë e konsideronin rrugëtimin e saj në “Big Brother VIP” pa strategji dhe atë lojëtare jo shumë të fortë, Kiara ka lënë gjurmët e saj në format.

Dhe përtej lidhjes me Luizin, po flasim edhe për shprehjet e saj për shembull. “Më lër hapsirën time”, “Lëre të rrjedhë”, “Sinqerisht, realisht” etj.

Dhe pikërisht këto të fundit Kiara i ka vendosur në Bion e saj të Instagramit pas daljes nga reality-show. Edhe ajo i ka marrë me sportivitet këto batuta, ironi e meme me shprehjet e saj dhe është përgjigjur në këtë mënyrë.

Sakaq, ajo ka shtuar po ashtu edhe hashtagun e famshëm “Me Luizin”. Sikurse pritej, Kiara është tanimë fansja dhe mbështetësja e tij më e madhe e madje e ka konsideruar edhe “Luani im”.

Të ngajshme

Oriola Marashi në kërkim të qenushes së zhdukur, ofron 2 mijë euro shpërblim për atë që e gjen –

KushtrimGuraj

Oriola Marashi ofron shpërblim prej 2000 eurove për gjetjen e qenit të saj

Rrezarta Ramaj

Era Istrefi reagon për protestat në Shqipëri: Ndoshta ka ardhur koha për një revolucion –

KushtrimGuraj