Muharrem Salihu , sipërmarrës i njohur me origjinë shqiptare është duke kandiduar për eurodeptet në zgjedhjet e ardhshme europiane.
Salihu i cili jeton rreth 20 vite në Itali, shprehet se u motivua nga përjetimet dhe vështirësitë të cilat I ka pa nga afër, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian”, përcjellë Telenews.al
Z. Salihu kandidon në koalicionin “Stati Uniti di Europa” Bashkimi I Shteteve të Europës në krahun e Emma Boninos. Ai theksoi rëndësinë e zërit shqiptarë brenda koalicionit Bashkimi i Shteteve të Evropës, duke thirrur për bashkëpunim dhe progres.

”Është thelbësore që komuniteti ynë shqiptar të votojë koalicionin Stati Uniti di Europa në këto zgjedhje dhe të bashkohemi të gjithë për progres! Zëri Ynë, zëri i shqiptareve duhet të dëgjohet në Evropë”. Me tej biznesmeni shton se: “Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave”. Unë jam Muharrem Salihu – Marco, një sipërmarrës italian me origjinë shqiptare, i cili ka qenë gjithmonë i përfshirë në jetën sociale. Kam gati njëzet vjet që jetoj në Itali dhe kam përjetuar nga afër vështirësitë, por edhe mundësitë e një vendi mikpritës që beson në integrimin europian. Kam vendosur të dal si kandidat në zgjedhjet evropiane për t’i dhënë edhe më shumë forcë brenda institucioneve evropiane- angazhimit tim personal përkrah të gjitha pakicave. Lufta kundër pabarazive dhe padrejtësive sociale në nivelet më të larta bën të mundur jo vetëm rritjen e mirëqenies së njerëzve, por edhe parandalimin e konflikteve dhe luftërave që vazhdojnë të përgjakojnë tokën tonë sot”- shprehet ai.
Theksojmë se zgjedhjet europiane do të zhvillohen më 8 dhe 9 Qershor. I ftojmë të gjithë shqipëtarët të cilët jetojnë në verilindje të Italis të votojnë Marcon, që nesër të jemi krenar nga përfaqësimi i dinjëtetshëm i një shqiptari në Parlamentin Europian. /Telenews.al/


