Sir Alex Ferguson është kthyer në bordin e Manchester United, pasi shefi ekzekutiv i klubit Richard Arnold iu drejtua për këshilla shefit legjendar të “Old Trafford”.
Arnold ka krijuar një ekip që përfshin Fergusonin, ish-CEO David Gill, kapitenin ikonë të United Bryan Robson dhe drejtorin aktual të futbollit John Murtough, në mënyrë që ai të mund të përdorë përvojën e tyre në të gjitha aspektet e klubit, raporton Daily Mail.
Ferguson tani do të ketë më shumë ndikim te ‘Djajtë e Kuq’, që kur dha dorëheqjen si trajner, gati një dekadë më parë.

