Telenews

Skandal: Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit

Ka dështuar edhe seanca e 24-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.

As kësaj radhe formimi i Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit nuk mori votat e mjaftueshme.

Nga 96 deputetë që ishin në sallë, 55 deputetë votuan për, një kundër dhe s’pati abstenim.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi nga PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe Lista Serbe që të bëjnë propozimet e kandidatëve të tyre për komision, por këto parti sërish nuk pranuan të propozojnë emrat si dhe nuk morën pjesë në votim.

Seanca e radhës pritet të mbahet më 2 Qershor në ora 10:30.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj