Telenews

Skandal: Futbollisti serb i Zalgirisit ofendon Republikën e Kosovës

Futbollisti serb, Ivan Tatomiroviq pjesë e skuadrës së Zalgiris, ka shpërndarë një postim ku shkruhet se ai do të luajë në “të ashtuquajturën Kosovë”.

Zalgirisi do të luajë sot kundër Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të rrethit të parë kualifikues për UEFA Champions League.

“Sport.srbija1” ka publikuar në Instagram pamjet e stërvitjes së Tatomiroviqit me Zalgiris, teksa kanë shkruar se ai do të luajë kundër Ballkanit në të “ashtuquajturën Kosovë”, ndërkaq postimin e tyre e ka shpërndarë futbollisti serb.

“Mbrojtësi ynë Ivan Tatomiroviq do të luajë me lituanezët e Zalgiris në ndeshjen kundër Ballkanit, në të ashtuquajturën Kosovë”, thuhet në postimin skandaloz të profilit në fjalë.

Të ngajshme

Chelsea pranë transferimit të talentit të Atalantas, gati mbi 40 milionë euro –

KushtrimGuraj

Donjeta Sadiku shkruan historinë, shpallet kampione e Mesdheut –

KushtrimGuraj

Shitja e Leaos po bëhet realitet, detajet e kontratës

Yllka Gashi