Telenews

Skandal me prona në Prizren: Ngrijnë 42 pasuri milionëshe, dyshohet për mashtrim të madh

Prokuroria Themelore në Prizren ka siguruar një urdhër ndalues për ngrirjen e 42 pronave, vlera e të cilave në treg arrin rreth 3 milionë euro.

Sipas njoftimit, hetimet lidhen me një skemë të dyshuar të falsifikimit të dokumenteve dhe mashtrimit, me qëllim përfitimin e paligjshëm dhe pengimin e kthimit të pronave tek pronarët e ligjshëm.

Procedura penale është duke u zhvilluar ndaj tre personave, ndërsa për dy prej tyre janë caktuar masa sigurie për të garantuar praninë në proces.

Prokuroria ka bërë të ditur se, pas përfundimit të procedurës, pronat pritet t’u kthehen palëve të dëmtuara.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj