Telenews

Skandal në xhiron e Ligës së Kampionëve, lojtarët u larguan nga fusha për shkak të thirrjeve “Kosova është Serbi”

Këtë javë kanë nisur raundet e para preliminare të garave evropiane për klube.

Një nga çiftet e xhiros së parë preliminare është ajo mes Borac nga Banja Luka e Republikës Serbe në Bosnjë dhe Egnatias nga Rrogozhina.

Ndeshja e parë u luajt në fushën vendase të Boracit, klub që më së shumti mbështetet nga serbët e Bosnjë-Hercegovinës dhe pritej që të kishte tension, pasi kundërshtari ishte kampioni i Shqipërisë.

Megjithatë, ajo që ndodhi i tejkaloi kufijtë sepse tifozët e Boracit pothuajse tërë kohën brohorisnin në kor thirrjen: “Kosova është Serbi!”.

Kjo gjë natyrisht i zemëroi futbollistët e klubit shqiptar nga Rrogozhina, të cilët u larguan nga fusha në minutën e 70-të dhe i kërkuan arbitrit Daniel Stefanski që ta ndërpresë ndeshjen.

Pasi arbitri foli me përfaqësuesit e të dyja skuadrave, vendosi që ndeshja të vazhdojë. Borac fitoi 1:0 me një gol të shënuar në minutën e 96-të. Ndeshja e kthimit do të luhet të mërkurën e ardhshme në Elbasan.

Të ngajshme

Bie çmimi i derivateve në botë, Kosova ende s’ka lëvizur

Valjeta Turkaj

Në prag të Samitit të Procesit të Berlinit, Britanisë i rekomandohet të marrë lidership në Ballkan

Valjeta Turkaj

Shpërthen një bombolë e oksigjenit në Kaçanik, lëndohet një person

Valjeta Turkaj