Telenews

SKANDAL NË ZVICËR: ARRESTOHEN TRI SHQIPTARE, KAPEN ME 11 KG HEROINË (FOTO)

Policia Kantonale e Zurichut të premtën e kaluar i ka arrestuar tre gra shqiptare.
Gjatë arrestimit të tyre janë kapur 11 kilogramë heroinë dhe sasi të vogla të kokainës dhe marihuanës.
Ngjarja ndodhi në qytetin Embrach.
Bëhet fjalë për një 65 vjeçare nga Kosova, që dyshohet se merrej me tregtimin e drogës.
Gjatë bastisjes së banesës aty u gjetën dhe u arrestuan edhe dy gra shqiptare, shkruan ZH.Ch.
Një 27 vjeçare shqiptare e cila qëndronte ilegalisht në Zvicër si dhe një 23 vjeçare po ashtu shqiptare me banim në Embrach, të cilët u arrestuan nën dyshimin për abuzimin kundër ligjit me narkotikët.
Me rastin e tre grave shqiptare të arrestuar për drogë tani po merret Prokuroria e Winterthur/Underland.

Të ngajshme

Këshilli i Sigurisë i OKB-së refuzon serish propozimin rus për sulmet ajrore të NATO-s

Donat Hashani

Sejdiu: Është vështirë të bësh biznes në Shqipëri pa qenë i lidhur me rrjetet atje, kam klientë që kanë përvoja

Donat Hashani

“Kudo që kam qeverisur kam treguar rezultate më të mira se Kurti”

Donat Hashani