Telenews

SKANDALOZE: Kjo është gjendja e tmerrshme e një prej sallave të pranimit në Emergjencën e QKUK-së (VIDEO)

Edhe pse ishte paralajmëruar një gjendje ndryshe dhe më e mirë e sistemit shëndetësor në Kosovë, duket se kjo nuk po ndryshon edhe pas shumë premtimeve nga pushteti i ri në vend.
Telenews.al ka siguruar një video skandaloze, ku shihen kushtet e tmerrshme dhe ‘pisllëku’ që mbretëron në njërën prej dhomave pranuese (kati i parë) për pacientë në Emergjencën e QKUK-së, ku pranohen pacientë nga e gjithë Kosova.

Siç mund të shihni në video, duket qartë papastërtia e madhe që ka kapluar këtë sallë pranuese në të cilën përpos kundërmimit të erës, të jep përshtypjen se nuk e ka pastruar askush ndoshta edhe me ditë të tëra.
Në vend që pacientët e sëmurë të shkojnë për të marrë shërbime kualitative, duket se marrin të kundërtën e asaj që do të duhej të merrnin, ndonjë sëmundje nga papastërtia dhe neglizhenca e stafit aty.
/Telenews.al/


 

Të ngajshme

Konfirmohet nga SBASHK: Viti i ri shkollor 2025/26 nis më 1 shtator

Erzana Fazliu

Fillon qarkullimi mbi urën e re në Ibër, Sveçla: Urime ura e re

Valjeta Turkaj

Gjendet pa shenja jete një burrë në Klinë

Valjeta Turkaj