Telenews

Soni Malaj: Nuk kam ndjekur çunat, por punën!

Në një intervistë në “Pushime On Top”, këngëtarja Soni Malaja tha se tanimë është në “stinën më të bukur të jetës”.

Si rrallë herë ajo ka rrëfyer se e ka plotësuar jetën e saj edhe pa partner.

“Unë jam bërë të mundur që jeta ime të jetë e plotësuar edhe vetëm”, tha Soni, duke iu përgjigjur kështu pyetjes nëse ia ndjen mungesën një partneri, shkruan Telenews.

Më tej, ajo tha se nuk është vetëm, pasi ka një familje të mrekullueshme, por gjithashtu edhe se njeriu duhet të mësojë të jetë i lumtur vetëm:

“Unë sa po thosha gjatë gjithë kohës që unë kam një familje të mrekullueshme, kam vajzën, unë në momentin që kam vajzën…Njeriu nuk është vetëm se është Zoti lart. Ne kemi lindur vetëm, duhet të mësojmë të jemi të lumtur edhe vetëm. Unë në jetën time gjithmonë kam pasur qëllim të ndjek ëndrrat e mia, punën time, jo të ndjek çunat, nuk e kam pasur”, duke shtuar se fansat burra që ka, janë shumë të sjellshëm./Telenews/

Të ngajshme

Nesër i jepet lamtumira e fundit Arlindës – gruas që kërkoi mbrojtje, por u vra mizorisht nga kunati në Pejë –

KushtrimGuraj

Të shtëna me armë në Gjakovë, dyshohet për konflikt mes familjeve Zyberi dhe Vishaj – një person ndalohet për 24 orë –

KushtrimGuraj

Kurti me dy propozime pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Rishikim urgjent i rasteve me rrezik të lartë dhe raport brenda 72 orëve –

KushtrimGuraj