Sot nis java e 27-të e Superligës së Kosovës në Basketboll, që do të sjellë përballje interesante, ku vëmendja do të jetë në Pejë dhe Mitrovicë.
Xhiroja do të hapet pikërisht sonte me një sfidë interesante ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit. Dy skuadrat kanë siguruar “Play-off”-in, me mitrovicasit që kanë blinduar vendin e parë me 24 fitore e dy humbje, kurse prizrenasit kanë 11 fitore e 15 humbje dhe synojnë vendin e pestë në renditje. Dy rivalët e vjetër pritet të sjellin basketboll cilësor të shtunën në “Minatori”.
Sonte zhvillohet edhe përballja tjetër mes rivalëve të vjetër, Pejës dhe Sigal Prishtinës. Kampionët synojnë të mbesin në pozitën e dytë për tu kualifikuar direkt në gjysmëfinale, kurse prishtinasit të fitojnë derbin dhe për tu motivuar para garave vendimtare. Verdhezinjtë kanë 18 fitore e tetë humbje, ndërsa bardhekaltrit 15 fitore e 11 humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 27
E shtunë
17:00 Trepça-Bashkimi
20:00 Peja-Sigal Prishtina
E diel
19:00 Vëllaznimi – Istogu
20:00 Proton Cable Prizreni-Golden Eagle Ylli

