Telenews

Sonte spektakël në basketbollin kosovar, luhen dy derbit e vjetër

Fundjava do të sjellë super derbi në javën e 13-të të  Superligës, apo njëkohësisht e parafundit për vitin 2024.

Xhiro do të hapet sonte me ndeshjen e skuadrave me traditë në vendin tonë, Sigal Prishtinës dhe Bashkimit. Bardhekaltrit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, ndërsa Portokallezinjtë tetë fitore e katër humbje, andaj pritet një takim shumë interesant.

Sonte do të vazhdojë me derbin tjetër mes Pejës dhe Trepçës, po ashtu dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës. Verdhezinjtë ndodhen në vendin e katërt me gjashtë fitore e gjashtë humbje, ndërsa kampionët në vendin e parë me dhjetë fitore e dy humbje. Përballja pritet të jetë mjaft interesante në ‘Karagaçi’.

Nesër do të përballen Bora me Proton Cable Prizrenin, në një sfidë mjaft të rëndësishme për të dy skuadrat. Prishtinasit janë në vendin e tetë me dy fitore e nëntë humbje, kurse prizrenasit në vendin e shtatë me tri fitore e nëntë humbje.

Kjo xhiro do të mbyllet me ndeshjen ndërmjet Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Therandasit janë në vendin e tretë me shtatë fitore e pesë humbje, ndërsa kuqezinjtë kanë pesë fitore e shtatë humbje, duke u pozicionuar në vendin e gjashtë.

Superliga-Java 13

E shtunë

17:00 Sigal Prishtina – Bashkimi

19:00 Peja – Trepça

E diel

17:00 Bora – Proton Cable Prizreni

19:00 Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj