Telenews

Sonte zhvillohet derbi i basketbollit kosovar

Sonte pritet të zhvillohet një super-ndeshje basketbollistike në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje që vë përballë dy skuadrat e vetme të pamposhtura deri tani që kanë nga dy fitore, Bashkimin e Prizrenit dhe Trepçën e Mitrovicës, i takon xhiros së parë me ekipin mitrovicas që kishte kërkuar dhe realizuar shtyerjen e saj për shkak të paraqitjes në garat evropiane.

Në dy sfidat e para të garës, të dyja ekipet kishin arritur fitore bindëse e mbetet të shihet sot se cili ekip do të triumfojë, pasi deri tani llogariten edhe si favorite për trofe sivjet.

Ndeshja nis nga ora 19:00 në palestrën ”Sezai Surroi” në Prizren dhe transmetohet direkt në Artmotion.

Të ngajshme

SportItalia: Allegri do të largohet nga Milani në fund të sezonit

Valjeta Turkaj

Shkaku i tifozëve, Barcelona gjobitet nga UEFA-ja

Valjeta Turkaj

Inter përshendetet me futbollin evropian për këtë sezon

Valjeta Turkaj