Telenews

SOT 23 VJET NGA BETEJA E SHKËMBIT TË GRADICËS

Sot mbushen 23 vjet nga beteja e zhvilluar te Shkëmbi i Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave armike në rrafshnaltën e Berishës, ku ndodhej Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, Spitali Ushtarak, Qeveria e Përkohshme e Kosovës, Agjencia e lajmeve KosovaPress, radio Kosova e Lirë dhe rreth 100 mijë banorë nëpër grykat e maleve.
Në këtë betejë, pikërisht më 18 prill 1999, ranë heroikisht Islam Kastrati nga Kishnareka, Halim Bajraktari nga Drenasi, Mentor Morina nga Bushati, Ramadan Bytyqi nga Gjergjica dhe Mentor Gashi nga Llapushniku.
Luftimet e prillit 1999 në këtë anë kanë qenë vendimtare jo vetëm për rrjedhat e luftës çlirimtare, por mbi të gjitha kanë qenë vendimtare për të shpëtuar jetën e njerëzve që kanë qenë në këto gryka.
Po ashtu, luftëtarët që e bënë betejën e prillit 1999 kanë qenë muri i gjallë që nuk e ka lejuar ushtrinë dhe policinë serbe të depërtojë te popullata.

Të ngajshme

Vjosa Osmani pozon me “frizerkat”: Puna e çon Kosovën përpara, jo urrejtja e përçmimi

Rrezarta Ramaj

Murati: Këta që po ua qajnë hallin qytetarëve, bllokuan miratimin e pakos 200 milionëshe

Valjeta Turkaj

SHBA hap hetim të ri ndaj Maduros në Miami

Valjeta Turkaj