Telenews

Sot 25 vjet nga dita e Çlirimit të Prishtinës

 

 

11 qershori i vitit 1999 shënon Ditën e hyrjes, në Prishtinë, të trupave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të Zonës Operative të Llapit dhe forcave që kishin vepruar ilegalisht në kryeqytet edhe gjatë luftës.

25 vjet më parë forcat e UÇK-së kishin hyrë në periferi të qytetit, ndërsa forcat ushtarake e policore serbe kishin filluar tërheqjen, sipas Marrëveshjes së Kumanovës të arritur më 9 qershor të vitit 1999.  Më 12 qershor nga bazat e tyre në Maqedoni kishin filluar depërtimin në Kosovë forcat tokësore të NATO-s të quajtura forcat paqeruajtëse të KFOR-it, pastaj edhe administrata e Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

Në po këtë datë kishte ndodhur edhe çlirimi i komunës së Hanit të Elezit e cila gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut.

 

Të ngajshme

Skënderbeu përjetë në histori: 558 vjet nga vdekja e heroit kombëtar

Erzana Fazliu

“U ndamë se është xheloz”, Benita flet për herë të parë për lidhjen me Endrin

Erzana Fazliu

Trump kërcënon me tarifa vendet që nuk pajtohen me Greenlandën

KushtrimGuraj