Paneli i Gjykatës së Apelit do të bëjë shpalljen e aktgjykimit në çështjen ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, sot në orën 14:00.
Pas shpalljes së vendimit të shkallës së parë, ku trupi gjykues i shpalli ata fajtorë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, frikësim gjatë procedurës penale dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, ata paraqitën ankesë në Apel.
Në shkallën e parë ata u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim, ku do të llogaritet koha e kaluar në paraburgim, dhe me gjobë prej 100 eurosh për secilin.

