Telenews

SOT DITA NDËRKOMBËTARE E MUZIKËS JAZZ

30 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e muzikës Jazz , e cila festohet me qëllim të rritjes së vetëdijes për vlerat e Jazzit si një mjet edukativ dhe forcë për paqen, unitetin, dialogun dhe bashkëpunimin e zgjeruar mes njerëzve.
Për të shënuar këtë datë, në shumë vende bëhen organizime të ndryshme duke u promovuar këtë rrymë të muzikës, e cila nëpër botë është mjaft e popullarizuar.
UNESCO ka caktuar 30 prillin për këtë ditë, me rezolutën e miratuar në Konferencën e Përgjithshme të kësaj organizate, në nëntor 2011.
Muzika jazz është një lloj muzike shumë intelektuale, e cila krijon ndjenja dhe emocione të veçanta tek individi.
Melodia, ritmi, harmonia dhe loja modale e bëjnë muzikën Jazz një lloj i veçantë arti.
Jazzi si një stil muzikor u shfaq në fillim të shekullit 20, në komunitetin afro-amerikan në jug të SHBA-së. Ai u krijua nga një përzierje e traditave të muzikës afrikane dhe evropiane. Nga fillimet e tij e deri në ditët e sotme, muzika Jazz ka marrë edhe elementë nga muzika popullore amerikane për shumë stile të dallueshme si: New Orleans Jazz që daton nga fillim të 1910, Gypsy Jazz nga vitet 1930 dhe 1940, Bebop nga mesi i viteve 1940, Cool jazz, Avant-gard jazz e të tjerë.
Instrumentet më të përdorur të muzikës Jazz janë: saksi, tromba, tromboni, bateria, kontra basi, ksilofoni dhe instrumentet elektrike pas viteve ‘70-ta.

Të ngajshme

Nxehet Adri, i drejtohet Blerandos me këtë fjalë të ashpër

Donat Hashani

Puthje mes Lumbardhit dhe Albyt

Hafize Elshani

Një ditë pas Ditës së Flamurit, Drake sjell këngë ku ka të veshur xhaketë kuq e zi

Donat Hashani