Telenews

Sot dueli vendimtar i barazhit, Vushtrria apo Malisheva në Superligë?

Stadiumi “Zahir Pajaziti” në Podujevë do të jetë nikoqir i përballjes së sotme mes skuadrës së Vushtrrisë dhe asaj të Malishevës, që luajnë ndeshjen e barazhit për një vend në elitën e futbollit kosovar.
Skuadra e Malishevës e mbylli sezonin e rregullt në vendin e tetë me 48 pikë, vetëm dy pikë larg Dukagjinit që u rendit në vendin e shtatë.
Në anën tjetër, Vushtrria mposhti në “play-off” ekipin e Lirisë pas penalltive me rezultat final 5-3 ndërsa për t’u ngjitur në Superligë i duhet të kalojë edhe pengesën e quajtur Malishevë.
Të dy klubet kanë bërë thirrje tifozëve përkatës që mos të mungojnë në këtë ndeshje, më e rëndësishmja për këtë sezon për të dy këto klube.
Ndeshja mes Malishevës dhe Vushtrrisë luhet prej orës 16:00.

Të ngajshme

Barcelona gati planin “B”, e gjen alternativën nëse dështon Julian Alvarez

Yllka Gashi

Sot nis Superliga e Kosovës, kjo është ndeshja që do të hap sezonin 2026/27

Yllka Gashi

Ferran Torres i bashkohet PSG-së –

KushtrimGuraj