Këtë fundjavë po zhvillohet xhiroja e 24-t në Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Sot do të zhvillohen dy takimet e fundit, ku fillimisht do të takohen Golden Eagle Ylli me Prizrenin 16, që po ashtu u sfiduan në Ligën Unike në mesjavë, ku fituan therandasit 68:95. Skuadra nga Theranda në elitën e basketbollit është lider me 18 fitore e pesë humbje, kurse prizrenasit kanë 13 fitore e dhjetë humbje.
Ndeshja e fundit është ajo ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Bashkimit, rivalëve të vjetër në basketbollin e Kosovës. Prishtinasit kanë 11 fitore e 12 humbje, kurse prizrenasit nëntë fitore e 14 humbje, duke synuar zonën e “Play-off”-it.
Të dyja ndeshjet zhvillohen në Platformën Artmotion.
Art Motion Superliga – Java 24
E diel
17:00 Golden Eagle Ylli – Prizreni 16
19:00 Sigal Prishtina – Bashkimi
Dje, Trepça e mposhti Dritën me rezultatin e thellë 107-47 e Rahoveci e fitoi derbin e xhiros ndaj Pejës me rezultat tepër të ngushtë 63-61.