Telenews

Sot është Dita Ndërkombëtare e Shakave

1 korriku shënon Ditën Ndërkombëtare të Shakave dhe qëllimi i saj është që në këtë ditë njerëzit të qeshin sa më shumë.

E qeshura e prodhuar nga një shaka e mirë është një përvojë universale njerëzore, të gjitha kulturat dhe të gjithë popujt qeshin dhe një shaka e mirë është një mënyrë për të nxitur të qeshurën, e cila rrjedhimisht ndikon për të mirë në shëndetin tonë.

Arti për të treguar një shaka mund të jetë i ndërlikuar. Një shaka mund të interpretohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm.

Thuhet se çdo shaka ka një dozë të së vërtetës brenda saj.

Ndërkaq, në Ditën Ndërkombëtare të Shakave pos që preferohet ta bëni të qeshni njëri-tjetrin, gjithashtu preferohet edhe të shikoni ndonjë komedi dhe më pas ta ndani me të tjerët këtë përvojë.

Të ngajshme

Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës

Yllka Gashi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për ngacmim seksual

Yllka Gashi

Në nderim të Laurent Krasniqit, motoristët mblidhen për t’i dhënë lamtumirën e fundit

Yllka Gashi