Telenews

Sot hapet Forumi i parë ekonomik në mes të Kosovës dhe Portugalisë

Sot hapet Forumi i parë i Biznesit Kosovë – Portugali.

Në hapje të këtij forumi do marrin pjesë ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, nënkryetarja e kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci dhe nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, Marcos Perestrello.

Me këtë rast do të nënshkruhet dhe një Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Asociacionit të Bizneseve të Minho-s.

“Hapja e Forumit të parë Ekonomik mes Kosovës dhe Portugalisë do të bëhet nga Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schwarz, Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Saranda Bogujevci dhe Nënkryetari i Kuvendit të Portugalisë, z. Marcos Perestrello”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

 

source

Të ngajshme

Goditje e rëndë për Donald Trumpin – gjykatësi amerikan ia bllokon një prej urdhrave kryesore ekzekutive

Donat Hashani

Selver Xhelili viziton Llabjanin, premton angazhim të madh për zhvillim me PDK-në

Donat Hashani

Babai i Hashim Thaçit përsëri në spital, avokati Misetic: Specialja ia ka refuzuar kërkesën për vizitë

Donat Hashani