Telenews

Sot mbahet konferenca përgatitore për gjykimin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjatë ditës së sotme do të mbahet vazhdimi i konferencës përgatitore për gjykimin ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ndodhen në Qendrën e Paraburgimit në Dhomat e Specializuara të Hagës.

Konferenca për gjykimin në rastin kundër ish-presidentit, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Jakup Krasniqi e Kadri Veseli dhe ish-deputetit të Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, do të fillojë në orën 9:30, mirëpo për publikun do të transmetohet me 45 minuta vonesë, respektivisht në orën 10:15.

Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit  të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj tyre, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020.

Të ngajshme

​Regjistrohen gati të gjitha grupet parlamentare, Kuvendi pritet të ketë seancë këtë javë

Yllka Gashi

Osmani vazhdon aktivitetet në Amerikë, flet në organizatën ‘Women Political Leaders’

Yllka Gashi

Gjini pret në takim një delegacion të lartë shtetëror e diplomatik nga Franca

Yllka Gashi