Telenews

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot mban mbledhjen e radhës.
Mbledhja e Kryesisë pritet të mbahet në orën 11:00.
Këto janë pikat e rendit të ditës:

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 22, 23, 24 shkurt dhe 16 mars 2022:
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale,
  4. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-26 për tokën bujqësore,
  5. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate,
  6. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura,

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare më 24, 25 shkurt dhe 16 mars 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 15 mars 2022:
  3. Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
  4. Përgatitjet për Seancën plenare të re të radhës:
  5. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  6. Pyetjet parlamentare,
  7. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-125 për Pronën Publike,
  10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-020 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështjet civile,
  11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-213 për bashkëpunim juridik ndërkombëtar në çështje penale,
  12. Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime lidhur me mbikëqyrjen e Ligjit nr.06/L-014 për Infrastrukturën Kritike,
  13. Shqyrtimi i raportit me rekomandime lidhur me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për vitin 2020,
  14. Propozimi i GP të Listës Serbe për emërimin e anëtarit në Komisionin Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
  15. Zgjedhja e anëtarëve të Komisionit për Ndihmë Shtetërore.
  16. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani