Telenews

Sot mbyllet përkohësisht rruga Brezovicë–Prevallë

Qarkullimi i automjeteve në segmentin rrugor Brezovicë–Prevallë do të ndërpritet përkohësisht gjatë ditës së sotme, për shkak të punimeve të asfaltimit që po realizohen në kuadër të projektit në rrugën Fushë e Pajtimit–Prevallë.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se gjatë ditës do të asfaltohet një segment rrugor me gjatësi prej 1 kilometri.

“Për të mundësuar zhvillimin e punimeve në mënyrë të sigurt, pa pengesa dhe në përputhje me standardet teknike, qarkullimi në segmentin Brezovicë–Prevallë do të jetë i mbyllur nga ora 08:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastukturës.

Sipas Ministrisë, mbyllja e përkohshme e këtij segmenti është e domosdoshme për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe të punëtorëve të angazhuar në terren, si dhe për të siguruar realizimin cilësor të shtresës së asfaltit.

Me këtë rast, udhëtarët janë ftuar të shfrytëzojnë rrugët alternative.

Të ngajshme

Gjendet e pajetë një vajzë në Suharekë, dyshohet se ra në kontakt me rrymën

Rrezarta Ramaj

Kurti udhëtoi drejt Brukselit, merr pjesë në Samitin BE – Ballkani Perëndimor

Rrezarta Ramaj

Kryeministri prezanton të arriturat e Qeverisë “Kurti 2”, paralajmëron programin e ri qeverisës

Rrezarta Ramaj
Lajmet po ngarkohen…