Duke folur në kushte anonimiteti një zyrtar i lartë i BE’së thotë se në takimin e sotëm të Nivelit të Lartë në Bruksel ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, “pritet që ata të miratojnë propozimin e BE-së”.
“Do të jetë takimi më i rëndësishëm deri më tani”, tha zyrtari, siç e citoi portali evropian “Euractiv”, duke e vënë në kontrast me takimet e mëhershme si takime për menaxhimit të krizave.
Gjithashtu, për herë të parë, do të parashikonte një mekanizëm që do të monitoronte zbatimin, duke e ngjasuar atë me procesin e anëtarësimit në BE, me BE-në që i raporton rregullisht shteteve anëtare për progresin e bërë.
Njohja de-fakto dhe Asociacioni
“Ju keni dëgjuar dhe disa prej jush kanë shkruar se ky dokument ka të bëjë me njohjen de fakto dhe po ka të bëjë me njohjen de fakto”, u tha gazetarëve zyrtari i lartë i BE-së.
Kurti më herët ka thënë se plani është një njohje de facto e Kosovës nga Serbia, ndërsa Vuçiq ka insistuar se nuk është kështu.
“Ka shumë substancë në këtë dokument (BE) që do të relaksonte shumë atmosferën dhe do të largonte kaq shumë nga këto pengesa,” shtoi ai.
EURACTIV kupton se Përfaqësuesi Special i BE-së Lajčák kishte bërë gjithashtu përpjekje për të kontaktuar me mosnjohësit e BE-së, duke u dhënë atyre një prezantim të detajuar të procesit.
Pesë vende të BE-së – Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania, Greqia – kanë refuzuar të njohin zyrtarisht pavarësinë e Kosovës.
“Do të ketë një situatë të re në terren dhe do të ketë pritje të një reagimi prej tyre – sa pozitive nuk mund të them, por ato vende po e ndjekin procesin me kujdes”, tha zyrtari i lartë i BE-së.
Çështja më e diskutueshme në bisedimet e së hënës pritet të jetë një asociacion i planifikuar i komunave me shumicë serbe në Kosovë, për të cilin Prishtina frikësohet se mund të krijojë një rajon të shkëputur.

