Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Pasdite do të ketë zhvillime të vranësirave dhe priten reshje lokale shiu. Lokalisht mund të ketë zhvillime konvektive që pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me mundësi edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Ka gjasa që të ketë edhe breshër të imët në zonën e zhvillimit konvektiv. Temperaturat pritet të lëvizin nga 2 minimalja, deri në 12 gradë Celsius maksimalja.
Në Shqipëri dhe tërë rajonin nesër pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell në disa vise. Priten edhe reshje lokale shiu dhe po ashtu në disa zona rrebeshe lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Në viset e larta malore fjolla bore. /Telenews.al/

