Telenews

SOT NDESHJET KTHYESE TË KUPËS NË FUTBOLLIN KOSOVAR

Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit në kuadër të Kupës së Kosovës, të vlefshme këto për fazën e gjysmëfinales.
Sot do të mësojmë dy skuadrat e fundit që do ta vazhdojnë këtë garë, ku Llapi e Prishtina dhe Ramiz Sadiku e Drita do të luftojnë për biletat e fundit që dërgojnë në finale.
Në ndeshjet e para të zhvilluara në kuadër të fazës së gjysmëfinales, Prishtina e mposhti si vendase me rezultat të ngushtë 2:1 Llapin, kurse Drita shënoi fitore solide 3:0 kundër Ramiz Sadikut.
Kampioni aktual i kësaj gare, Llapi, do të synojë me çdo kusht që të përmbysë sot rezultatin kundër “Plisave”, në rrugëtimin për mbrojtjen e titullit.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme të Kupës së Kosovës e gjeni më poshtë
14:00 KF Llapi – Prishtina (ndeshja e parë 2:1 në favor të Prishtinës)
14:00 KF Ramiz Sadiku – Drita (ndeshja e parë 3:0 në favor të Dritës)

Të ngajshme

Flick interesohet për ‘dështakun’ e Liverpoolit, dëshiron ta marrë te Barcelona

KushtrimGuraj

Kosova U20 me paraqitje pozitive, po rivalizon Zvicrën për një vend në gjysmëfinale

Donat Hashani

Arrihet marrëveshja, Unitedi e transferon Mbeumon për 82 milionë euro

Donat Hashani