Telenews

Sot nis edicioni i ri i Superligës së Kosovës në Basketboll

Ditën e sotme nis stinori i ri në Superligën e Kosovës në Basketboll te meshkujt.

8 skuadrat kosovare të përforcuara goxha shumë me numër të lojtarëve, por për nga cilësia janë gjykuar shumë megjithëatë kjo duhet të vlerësohet më vonë dhe mbetet të shihet se si do të performojnë këto ardhje.

Ndeshja hapëse e stinorit të ri 2024/25, luhet në ”Shani Nushi” të Gjakovës ku sot takohen Vëllaznimi dhe Peja.

Derisa të dielën luhet dy takime të tjera, Bora – Ylli dhe P.C Prizreni – S.Prishtina.

Në këtë xhiro ka qenë e paraparë të zhvillohet edhe sfida mes Bashkimit dhe Trepçës, por që është shtyer për shkak se ekipi mitrovicas javën tjetër luan në kualifikimet e Ligës së Kampionëve.

E  shtunë:

Vëllaznimi – Peja, ora 17:15

E dielë:

Bora – Ylli, ora 17:15.

P.C Prizreni – S.Prishtina, ora 19:00.

 

Të ngajshme

Muriqi lihet në stol për derbin e madh turk, trajneri i Fenerbahçes nuk i beson –

KushtrimGuraj

Michel Platini, lojtari i parë që e fitoi tri herë radhazi “Topin e Artë” –

KushtrimGuraj

“Barcelona beson se Yamal nuk do ta fitojë Topin e Artë”

Rrezarta Ramaj