Telenews

Sot protestë në Prishtinë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike

rritje-e-cmimit-te-energjise,-paralajmerohen-protesta-e-bojkotim-te-pageses

Grupi qytetar “Asnjë cent ma shumë” ka paralajmëruar sot një protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike, e cila do të mbahet në orën 15:00 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Ky organizim vjen si reagim ndaj propozimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE) për të rritur tarifat e energjisë elektrike me rreth 15% nga muaji prill.

Qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre për këtë rritje të propozuar, duke theksuar se ajo do të rëndojë më tej gjendjen e tyre ekonomike. Në rrjetet sociale është iniciuar fushata “#AsnjëCentMëShumë” si formë e kundërshtimit ndaj këtij vendimi. Luan Hasanaj nga organizata “Let’s Do It – Ta Pastrojmë Kosovën” ka bërë thirrje për mobilizim qytetar, duke theksuar se shumica e familjeve në Kosovë tashmë përballen me vështirësi ekonomike dhe nuk mund të përballojnë rritje të mëtejshme të çmimeve.

Edhe përfaqësues të bizneseve kanë shprehur kundërshtimin e tyre ndaj rritjes së tarifave të energjisë elektrike. Dhoma e Tregtisë ka deklaruar se ky vendim është marrë pa konsultime të duhura me komunitetin e biznesit dhe pa një analizë të mjaftueshme për pasojat që mund të sjellë kjo rritje te prodhuesit vendorë.

Protesta e sotme pritet të mbledhë qytetarë dhe aktivistë që kundërshtojnë rritjen e çmimit të energjisë elektrike, duke kërkuar anulimin e vendimit të propozuar nga ZRRE.

Të ngajshme

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj

Djalit i vdes babai, mes gjërave të tij gjen dy pistoleta “Zastava” dhe 14 fishekë – njofton Policinë në Novobërdë –

KushtrimGuraj

Haradinaj për protestat në Shqipëri: Na dhemb sikur ta kishim në familje –

KushtrimGuraj