Telenews

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit

 

Sot shënohet Dita Botërore e Lirisë së Shtypit në mbarë botën.

Nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara dita e 3 majit është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19-të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Gjatë vitit 2008 janë vrarë 60 gazetarë dhe punëtor të medies. Këto vdekje tragjike, së bashku me 900 sulme tjera kundër punëtorëve të medies, 29 rrëmbimeve të gazetarëve dhe mbylljen e 2000 organizatave mediatike, konsiderohet me të drejtë se e dëmtojnë aftësinë njerëzore për të kuptuar botën.

Të ngajshme

Urimi i veçantë i Prindon Sadriut në ditëlindjen e presidentes

Donat Hashani

Izraeli hakmerret ndaj Turqisë: Do të vendosë taksë 100% për produktet turke

Donat Hashani

BE: S’mund ta vlerësojmë draftin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin, pa e ditur përmbajtjen