Telenews

SOT SHPALLET ”USHTARI MË I MIRË” I FSK-SË PËR VITIN 2022

Në ambientet e kazermës “Adem Jashari” të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të mbahet sot ceremonia e përmbylljes së garës ndërkombëtare tradicionale “Ushtari më i mirë 2022”.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, gjeneralë, oficerë, nënoficerë dhe ushtarë të FSK-së si dhe pjesëmarrës nga ushtritë e vendeve partnere.
Ceremonia do të mbahet me fillim nga ora 11:00.
Ndryshe gjatë vitit të kaluar, pjesëtari i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Sokol Ahmeti, ka zënë vendin e parë në garën ndërkombëtare “Ushtari më i mirë” në Kroaci.
Kjo garë është mbajtur në Poligonin Ushtarak “Eugen Kvaternik” në Slunj.
Pjesë e saj ishin dy pjesëtarë të FSK-së ushtarak nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia e Veriut, Franca, Sllovenia, Shtetet e Bashkuara te Amerikës dhe Britania e Madhe.

Të ngajshme

Prokuroria kërkon paraburgim për Mahmut Hoxhajn që plagosi dy persona në Pejë

Donat Hashani

Këto janë detajet që nuk do ti besoni se ndodhën në zgjedhjet lokale 2025

Donat Hashani

Ky është asambleisti më i votuar në Kosovë

Donat Hashani