Telenews

Sot varrosen tre kosovarët që vdiqën tragjikisht në Shkup

Sot, pas namazit të ikindisë, familjarë, miq dhe qytetarë do t’i japin lamtumirën e fundit tre mërgimtarëve nga Vushtrria, të cilët humbën jetën tragjikisht në një aksident në Shkup.

Në banesën e fundit do të përcillen Ejup Tërnava, Xheneta Tërnava dhe Fatmire Shabani. Ceremonia e varrimit do të mbahet në varrezat e fshatit Studime, në komunën e Vushtrrisë, sipas njoftimit të familjeve.

Lajmi për ndarjen e tyre nga jeta ka shkaktuar dhimbje të madhe në mesin e familjarëve dhe komunitetit.

Tre mërgimtarët humbën jetën në aksidentin e rëndë rrugor në Maqedoninë e Veriut, teksa po vinin nga Aeroporti i Shkupit drejt Kosovës.

Të ngajshme

“Turp historik”, Muharremi kritikon mungesën e krerëve të institucioneve në Marshin për Liri

Yllka Gashi

Vendlindja e Veselit: Flamuj mirëseardhjeje për kthimin e Lulit

Yllka Gashi

Pse burrat jetojnë më pak se gratë?

Yllka Gashi