Ceremonia mortore e Faton Hajrizit do të bëhet sot, në ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët të qytetit të Skenderajt.
Lajmi është bërë i ditur nga familja Hajrizi përmes një postimi në Facebook.
Trupi i pajetë i Faton Hajrizit u soll mbrëmë pas mesnate nga Serbia përmes pikës kufitare në Merdare. Ai u vra nga policia serbe më 19 korrik në Lloznicë të Serbisë. Hajrizi kishte ikur nga burgu i Smrekovnicës më 6 korrik.

