Telenews

Sot varroset Hamide Magashi

Sot në ora 13:00 do të varroset Hamide Magashi, gruaja që dyshohet të jetë vrarë nga ish-burri i saj, Sokol Halili, të mërkurën në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Varrimi do të bëhet në fshatin e lindjes Llugaxhi të Lipjanit.

Ndërkq Sokol Halili vazhdon të jetë i arratisur. Policia e Kosovës ka publikuar fotografinë e tij duke kërkuar ndihmë nga qytetarët për çdo informacion.

Për këtë vrasje macabre ka pasur edhe protestë në Prishtinë, ku mijëra qytetarë kërkuan drejtësi për Hamide Magashin.

Drejtësi sepse shteti e kishte në mbrojtje Hamide Magashin, pasi kishte kërkuar disa herë ndihmë në Polici për shkak të dhunës së ushtruar nga burri i sa.

Gjykata Themelore në Ferizaj ka njoftuar se Magashi kishte urdhër të mbrojtjes, poqë rezultoi të ishte një letër.

Sokol Halili përkundër se kishte aktakuzë për kanosje, armëmbajtje pa leje si dhe familja e Magashit ishte ankuar se ai shkonte rreth shtëpisë së tyre – mekanizmat e shtetit e kanë lënë të lirë.

Të ngajshme

Hapet afati për subvencionimin e energjisë elektrike për familjet e cenueshme

Rrezarta Ramaj

Jansha uron Kurtin për mandatin e ri, premton mbështetjen e Sllovenisë për integrimin evropian

Rrezarta Ramaj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj