Sot zhvillohet dueli vendimtar i serisë së fundit çerekfinale të ArtMotion Superligës në basketboll të Kosovës mes Prizrenit 16 dhe Sigal Prishtinës.
Në takimin e parë fitore shënuan prizrenasit 95:87, kurse në ndeshjen e dytë prishtinasit 98:89. Kjo përballje është vendimtare për kualifikim, ndërsa në gjysmëfinale i pret Golden Eagle Ylli, që përfundoi garat në vendin e parë.
Në garat e rregullta, të dy skuadrat kishin nga 15 fitore e 13 humbje, ndërsa në ndeshjet direkte mes tyre, prizrenasit kishin tri fitore, ndërsa një i takoi prishtinasve.
Ndeshja zhvillohet sonte mbrëma në Prizren nga ora 20:30. /AsistiOnline.com/

