Telenews

Spanja e “demolon” Kroacinë

Spanja Kampionatin Evropian e ka filluar me këmbë të “djathë”.

Ekipa spanjolle e ka mposhtur atë kroate me rezultat të thellë prej 3 me 0 në ndeshjen e parë të grupit B.

Spanja të tre golat i shënoi në pjesën e parë.

Spanja mbyll pjesën e parë ndaj Kroacisë me rezultat 3:0

Alvaro Morata shënoi në minutën e 29-të të ndeshjes, kurse tre minuta më vonë, Fabian Ruiz dyfishoi epërsinë.

Spanja dyfishon epërsinë me supergolin e Fabian Ruiz

Në minutën e dytë shtesë së pjesës së parë, Carvajal realizoi pas asistimit nga Lamine Yamal për epilogun e këtij takimi.

Lamine Yamal theu rekord në këtë ndeshje, pasi që u bë lojtari më i ri që paraqitet në një Kampionat Evropian, si 16 vjeçar.

Kësisoj, Spanja tani i prin grupit B me tri pikë, teksa prej orës 21:00, Shqipëria do të luajë përballë Italisë.

Formacionet zyrtare, Itali-Shqipëri: Sylvinho me më të mirët, Spalletti sulmon

source

Të ngajshme

Edhe Florent Hadërgjonaj largohet nga Përfaqësuesja e Kosovës –

KushtrimGuraj

Brajan Gruda zgjedh Gjermaninë, lë pas Shqipërinë dhe Kosovën –

KushtrimGuraj

Granit Xhaka: Sunderlandi e meriton të jetë këtu, Europa League është një tjetër sfidë

Yllka Gashi