Telenews

Spanjë: Zbulohet rasti i parë i virusit vdekjeprurës, izolohen 200 persona

Autoritetet spanjolle e kanë zbuluar rastin e parë të dyshimtë të virusit të Marburgut, sëmundje ngjitëse vdekjeprurëse që ka çuar në izolimin e mbi 200 personave në Guinenë Ekuatoriale, njoftuan të shtunën organet shëndetësore në rajonin e Valencias.

Një burrë 34-vjeçar, i cili ishte kthyer rishtazi nga Guinea Ekuatoriale, është dërguar në një njësi të izoluar të spitalit “La Fe” në Valencia nga një spital privat, përderisa testet janë duke u bërë, thanë autoritetet rajonale shëndetësore.

Virusi i Marburgut mund të ketë shkallë të fatalitetit deri në 88 për qind, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Nuk ka vaksina ose trajtime antivirale të miratuara për trajtimin e kësaj sëmundjeje, raporton agjencia “Reuters”.

Të ngajshme

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj

Videoklipi i Don Xhonit, jep dorëheqjen drejtori i “Makedoniumit”: Ndjej përgjegjësi morale, ishte lëshim i paqëllimshëm

Rrezarta Ramaj

Gjermani: Besimi ndaj shtetit në nivelin më të ulët

Rrezarta Ramaj