Sparta Prague luan ndeshjen e parë hapëse në Champions League për edicionin e ri ndaj Salzburgut.
Ndeshja nis me fillim nga ora 18:45, shkruan telenews.
Tani më skuadra çeke ka publikuar 11-shen startuese për këtë ndeshje.
Në ekipën e Spartas bëjnë pjesë katër shqiptarë dy nga Kosova e dy nga Shqipëria, mirëpo vetëm njëri ka gjetur vend në formacionin startues.
Qazim Laçi është futbollisti i vetëm që do të jetë në 11-shen startuese, kurse Albion Rrahmani, Ermal Krasniqi dhe Indrit Tuci ndeshjen e nisin nga banka./Telenews/