Telenews

Specialja: Dëshmitari i radhës kundër Thaçit e të tjerëve një përkrahës i LDK-së

Gjykata Speciale përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dëshmitari i mbrojtur me shifrën W04445 është dëshmitari i radhës i Prokurorisë dhe dëshmia e tij do të bëhet përmes një video lidhjeje, raporton Gazeta Express.

Në njoftimin e Gjykatës thuhet se sipas asaj çfarë ka ofruar Prokuroria në Gjykatë, dëshmitari në fjalë dhe të afërm të tij kanë qenë përkrahës të LDK-së.

“Në vitin 1998, anëtarët e UÇK-së rrëmbyen të afërmin e dëshmitarit, trupi i të cilit u gjet më vonë atë vit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se “në të njëjtin vit, dëshmitari gjithashtu u ndaluar dhe u keqtrajtua nga pjesëtarët e UÇK-së”.

Specialja gjithashtu sqaron se dëshmia e BisliM Zyrapit ende s’ka përfunduar dhe planifikohet të vazhdojë të hënën e 8 korrikut në orën 09:00.

 

Të ngajshme

Dita e fundit e afatit, raportohet se Kurti ka takuar Osmanin

Valjeta Turkaj

Fibula sjell arratisjen perfekte dimërore: 5 ditë në Dubai dhe Abu Dhabi

Valjeta Turkaj

Nuk ka befasi: Kosova me progres të limituar për shkak të ngërçit politik

Valjeta Turkaj