Specialja s’ia lejoi Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL-UÇK: I pakuptimtë dhe johuman
OVL e UÇK-së ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për të mos i lejuar Salih Mustafës një vizitë humanitare pranë babait të tij, i cili ndodhet në gjendje kritike shëndetësore.
Në reagim, OVL thotë se Mustafa është i dënuar me vendim të formës së prerë dhe se, në këto rrethana, nuk ekziston rrezik që një vizitë e tillë të ndikojë te dëshmitarët apo te procesi gjyqësor.
Sipas OVL-së, refuzimi i kërkesës është i pakuptimtë dhe johuman, si dhe bie ndesh me parimet bazë të të drejtave të njeriut.

