Telenews

Starton liga e veteranëve të basketbollit kosovar, shorti komplet i ekipeve

Të dielën do të fillojë Liga e Veteranëve të Kosovës, ku do të zhvillohet xhiroja e parë.

Në Kampionatin për Veteranë do të marrin pjesë Trepça, Golden Eagle Ylli, Prishtina, Vëllaznimi, Peja dhe Bashkimi.

Java e parë do të zhvillohet në Therandë, për të vazhduar më pas në qytetet tjera, ndërsa në tërësi do të zhvillohen pesë xhiro. Në klubet përkatëse do të luajnë ish-basketbollistë të njohur, që sërish do të rikthehen në parket, kësaj radhe si veteranë.

FBK në kuadër të Planit Strategjik 2021-2025 e ka përfshirjen e gjithë komunitetit të basketbollit në aktivitetet e saj, ndërsa kohë më parë është formuar edhe  Komisionit të Veteranëve të FBK-së. Me anë të këtij Komisioni synohet që të realizohen qëllimet e Planit Strategjik.

Kampionati për Veteranë

Xhiro 1 – E diel

14:00 Trepça –  Golden Eagle Ylli

15:30 Prishtina – Vëllaznimi

17:00 Peja – Bashkimi

Xhiro e dytë:

Golden Eagle Ylli – Bashkimi
Vëllaznimi – Peja
Trepça – Prishtina

Xhiro e tretë:

Prishtina – Golden Eagle Ylli
Peja – Trepça
Bashkimi – Vëllaznimi

Xhiro e katërt:

Golden Eagle Ylli – Vëllaznimi
Trepça – Bashkimi
Prishtina – Peja

Xhiro e pestë:

Peja – Golden Eagle Ylli
Bashkimi – Prishtina
Vëllaznimi – Trepça.

Të ngajshme

Real Madridi shokon Arsenalin, vendos çmim rekord për Vinicius Jr

KushtrimGuraj

UEFA harton plan të ri për të bojkotuar Gianni Infantinon

KushtrimGuraj

Ende asnjë ofertë konkrete për Edon Zhegrovën

KushtrimGuraj