Kombëtarja e Kosovës sonte do t’i bëj konak asaj të Qipros, me takimin që zhvillohet në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
“Dardanët” zbresin në fushën e “Fadil Vokrrit”, duke synuar tre pikëshin e tretë me radhë në edicionin e sivjetëm të këtij kompeticioni.
Përballë, të besuarit e Franco Fodës do të kenë Qipron, ndaj së cilës, Kosova ka një bilanc prej 100% edhe pas tri ndeshjeve.
Ndeshja e sontme, nuk do të jetë hera e parë që këto dy kombëtare përballen me njëra-tjetrën, por në fakt, do të jetë e katërta herë.
Kosova e Qipro ishin shortuar në të njëjtin grup, edhe në Ligën e Kombeve, edicioni 2022/23.
Atëbotë, këto dy kombëtare zhvilluan 2 ndeshje, me të dyjat që shkuan në të mirë të “Dardanëve”.

