Stavileci ka thënë se Qeveri “nën hije” është kjo e sotmja, pasi sipas tij punët që do të duhej t’i bënte nuk po i bën dhe ato që i bën janë të pamjaftueshme në përputhshmëri me nevojat e qytetarëve.
“Qeveri nën hije është kjo e sotmja, vet Qeveria, sepse punët që do të duhej t’i bënte dhe nuk i bën apo ato që i bën janë të pamjaftueshme dhe jo në përputhshmëri me kërkesat e qytetarëve për të cilat ata aq shumë evokuan dhe dhanë shumë premtime sa që duket që është një qeveri e tillë e cila më shumë e do këtë hijen dhe i ikë përgjegjësive të saj në kohën më të ndjeshme ku ne i kemi dy kriza që përballemi që lidhen drejtpërdrejt me jetesën e qytetarëve të cilëve mestjerash u premtuan shumë gjëra”, ka thënë ai.
Ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për vizitën e tij në Norvegji, ku thotë se ai shkoi për vizitë në institutin e bashkëshortes së tij.
“Sot nuk e kemi asnjë fjalë të vetme për dy kriza të mëdha për shtrenjtimin çmimit të e energjisë elektrike dhe ato të çmimeve të produkteve themelore të qytetarëve që po prodhojnë efekte zinxhirore dhe sot e shohim të parin e qeverisë i cili shkon në një vizitë që shkon në një shtet bën vizitë edhe në institutin e bashkëshortes së tij, krejt në rregull por qytetarët e vendit tonë kanë pritur diçka krejt tjetër”, tha Stavileci.
Sipas tij, kritikën më të madhe që po ia bën sot për sot Qeverisë është vet qytetari i cili ndihet i mashtruar dhe i tradhtuar me ato premtimet që janë bërë e sot nuk janë realizuar.
“Nga matjet e ndryshme të opinionit publik e keni parë që gati 2/3 e popullsisë në vendin tonë e shohin si opsion më së real për ta braktisur vendin dhe kjo e pasqyron më së miri gjendjen në të cilën jemi”, tha më tej Stavileci.