Telenews

STEINMEIER: NUK JAM I MIRËPRITUR NË KIEV

Një këshilltar i presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mohoi sot gjatë një interviste për CNN se Zelensky kishte refuzuar një vizitë të presidentit të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, siç ishte njoftuar nga gazeta Bild.
Presidentit gjerman tha dje se ai kishte në plan të shkonte sot në Kiev së bashku me presidentët e katër vendeve të tjera, Polonisë, Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë, por nuk ishte i mirëpritur në Kiev, pas njoftimeve se presidenti Zelensky ishte kritik i të kaluarës së tij që vazhdimisht kishte mbështetur afrimin e Perëndimit me Rusinë.
Po ashtu presidenti gjerman kishte mbështetur edhe ndërtimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, që do të dyfishonte sasinë e gazit rus përmes një linje direkte për në Gjermani. Pas sulmit të Rusisë, Gjermania e anuloi projektin.
“Isha gati për vizitën, por më duhet ta pranoj, nuk isha i dëshiruar në Kiev”, tha Steinmeier, pa dhënë detaje të tjera.
Pas sulmit të Rusisë dhe fotografive të shumta të dala në mediat sociale, ku shihet Steinmeier duke u takuar miqësisht me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, presidenti gjerman shprehu keqardhje për qëndrimin e tij në të kaluarën.
Ai tha se mbështetja e tij për gazsjellësin “Nord Strem 2” ishte gabim. Steinmeier, social-demokrat ka qenë ministër i Jashtëm në kohën e kancelares Angela Merkel, para se të zgjidhej president dhe e ka njohur Vladimir Putin që nga viti 2001.
“Putin-i i vitit 2001, nuk ka asgjë të përbashkët me Putin-in e vitit 2022, që është bërë një njeri brutal dhe luftënxitës”, tha Steinmeir./VOA

Të ngajshme

Drama e një shëndetësie që vret/ Si po ‘helmohen’ shqiptarët me ilaçe të dyshimta

Hafize Elshani

Dy tërmete të forta godasin Greqinë

Hafize Elshani

“Ti je e fortë Luna”, vajza e gazetarit të njohur fiton betejën me sëmundjen e rëndë

Hafize Elshani