Telenews

Stoltenberg flet për agresionin serb të 24 shtatorit në Banjskë

Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë të përbashkët me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se është e rëndësishme të ketë pasoja pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

“Sigurisht NATO nuk është institucion i zbatimit të ligjit, për këtë arsye është Policia e Kosovës dhe EULEX-i. Do t’i ngriti këto çështje në takimin e nesërm në Serbi, dhe pres ata që ata që janë përgjegjës për këtë dhunë të mbahen përgjegjës, ky ka qenë mesazh i NATO-s, nga maji dhe është përsëritur dhe pas dhunës në shtator. Është e rëndësishme të ketë pasoja të bëjmë çka është e mundur që kjo lloj dhune nuk do të përsëritet edhe njëherë”, ka deklaruar Stoltenberg.

 

Të ngajshme

Fluks i madh në kufi, Dheu i Bardhë me pritjet më të gjata

Blearta

Marrëveshja ushtarake Shqipëri-SHBA miratohet me 74 vota

Blearta

Aksident mes tri veturave në Klinë, 3 të lënduar

Blearta